Aktori i njohur kosovar Mensur Safqiu është parë duke dalë nga Stacioni Policor në Qendër të Prishtinës, pasi u mbajt për disa orë.
Këtë gjë për Metron e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Florie Ahmeti, shkruan gazetametro.net.
Siç thonë Policia, Mensur Safqiu i njohur si ‘Sheqa’ është liruar në procedurë të rregullt me urdhër të prokurorit të rastit.
Ndërkohë, kanë dalë pamjet e momentit kur aktori del nga stacioni i Policisë nën shoqërimin e një polici dhe merr një taksi në afërsi të këtij stacioni.
Ndryshe, Mensur Safqiu u arrestua mëngjesin e sotëm para banesës së tij, pasi e kishin lajmëruar komshinjët se me veturën e tij kishte bllokuar rrugën. Me kontrollimin e kësaj veture, Policia ka hasur në një substancë të dyshimtë, e cila është dërguar për analiza.