Pamje nga aksidenti i tmerrshëm ku humbën jetë katër anëtarë të familjes nga Kosova
BILLI

Lexo edheTrevjeçarja i mbijetoi aksidentit fatal në Rrugën e Kombit, ja kush janë katër kosovarët që humbën jetën

Katër kosovarë, anëtarë të së njëjtës familje kanë humbur sonte jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë që ka ndodhur në Rrugën e Kombit në Shqipëri.
Policia e Shqipërisë me anë të një komunikate për media ka bërë të ditur se viktimat janë prindërit dhe dy fëmijët.
Po ashtu, në gjendje të rëndë është edhe fëmiu i tretë i moshës së mitur i cili po lufton për jetën.
Ndërkohë, janë publikuar edhe pamjet nga ky aksident i tmerrshëm ku shihet se vetura me të cilën po udhëtonte familja kosovare është aksidentuar me një kamion.

Lexo edheTrevjeçarja i mbijetoi aksidentit fatal në Rrugën e Kombit, ja kush janë katër kosovarët që humbën jetën

