Pamje ekskluzive: Momenti kur vetura e Policisë së Kosovës i vihet nga pas Audi-së me narkotikë
dp

Lexo edheKurti në Ditën e Forcës: Ne nuk i harrojmë asnjëherë ata që dhanë jetën për lirinë e Kosovës

IndeksOnline ka siguruar pamje ekskluzive nga aksioni i Policisë së Kosovës, ku u sekuestruan rreth 136 kilogramë substancë narkotike e dyshuar si marihuanë.
Në videon e siguruar nga IndeksOnline shihet vetura e tipit Audi, e cila ndiqet nga një veturë e Policisë së Kosovës.
Aksioni është zhvilluar sot, në afërsi të daljes Doganaj-Kaçanik, në kuadër të planit taktik të koduar “Kufiri 2”.
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka bërë të ditur se lidhur me këtë rast janë ndaluar tre persona të dyshuar për 48 orë, ndërsa një tjetër ndodhet në arrati.
Po ashtu, Prokuroria ka njoftuar se ekzistojnë dyshime për përfshirjen e një zyrtari policor në këtë rast, ndaj të cilit po ndërmerren veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale.
Lexo edheKurti në Ditën e Forcës: Ne nuk i harrojmë asnjëherë ata që dhanë jetën për lirinë e Kosovës
Sipas dyshimeve të para, droga ishte destinuar të transportohej nga Shqipëria, përmes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, drejt Turqisë.
Ndaj të dyshuarve, Prokurori i Shtetit pritet të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.
IndeksOnline raporton se zyrtari policor që dyshohet të jetë i përfshirë në këtë rast është Abdullah Shala./IndeksOnline/