Aksident mes autobusit dhe kamionit në Klinë, 10 persona kërkojnë trajtim mjekësor
dp
Lexo edheRama reagon pasi u pengua vendosja e muralit të Nënës Terezë: Kush bëri presion politik mbi Policinë?
Si pasojë e aksidentit, përveç dëmeve materiale, trajtim mjekësor kanë kërkuar shoferi i autobusit dhe nëntë persona të tjerë.
Lajmin për Lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Sheremet Elezaj.
“Rreth orës 14:05 është raportuar një aksident trafiku në fshatin Rixhevë të Klinës, në rrugën Pejë–Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një autobus dhe një kamion. Përveç dëmeve materiale, sipas informacioneve të deritanishme, trajtim mjekësor kanë kërkuar shoferi i autobusit dhe nëntë persona të tjerë. Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor është duke u marrë me rastin”, ka deklaruar Elezaj.
Lexo edheRama reagon pasi u pengua vendosja e muralit të Nënës Terezë: Kush bëri presion politik mbi Policinë?
Policia është duke u marrë me rastin, ndërsa deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me rrethanat e aksidentit./lajmi.net/