back to top
Wednesday, December 17, 2025
BallinaLajmePal Lekaj flet për sms-ët me Dardan Molliqajn

Pal Lekaj flet për sms-ët me Dardan Molliqajn

Të ngjajshme

Zgjohet Barça nga gjumi, shënon golin e parë ndaj Guadalajaras

Barcelona ka arritur të shënojë golin e parë të...

Haradinaj: E mirëpres Kurtin dhe LVV-në nëse duan të bëhen pjesë e Qeverisë Haradinaj 3

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, i cili po kandidon sërish për...

Arktiku kalon vitin më të nxehtë ndonjëherë

Arktiku ka kaluar vitin më të nxehtë të regjistruar...

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj ka folur pas sms që sot janë publikuar në media, në mes të tij dhe deputetit të PSD-së, Dardan Molliqajt.

Në sms ku bisedohet për votat rreth buxhetit për vitin 2019, Lekaj i kërkonte Molliqajt që të respektoj premtimin që e kishte dhënë, shkruan GazetaBlic.

“Dardan, duhet mu taku, premtimin që e ke dhonë duhet me respektu, me duhet me konë prezent”, i shkruante Molliqajt, ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj.

“Pasi të votohet”, vazhdonte Molliqaj.

Por krejt këto, i pari i Infrastrukturës i ka quajtur si keqinterpretim të medieve, duke thënë se për buxhetin nuk janë dakorduar asnjëherë përmes mesazheve.

I kontaktuar nga GazetaBlic, Lekaj ka thënë se ky ishte një komunikim i zakonshëm me shokët deputet, duke mos folur për sms që ai i kishte nisur Molliqajt

“Nuk është asgjë e jashtëzakonshme, është komunikim normal” ka thënë shkurt Lekaj duke shtuar se sms janë keqinterpretuar nga mediat.

Për sms ka reaguar edhe krye personazhi i gjithë kësaj, Dardan Molliqaj.

Ai ka deklaruar se nuk ka asgjë të fshehtë në mesazhet e tij, dhe se ata i kishin publikuar ve 5 kushtet që i kishin për buxhetin.

Ai madje ka pranuar se kanë negociuar 5 ditë me pushtetin për ta votuar buxhetin.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz