back to top
Tuesday, September 16, 2025
BallinaOpinionePakt mes djajve në Skenderaj/ KOMUNA vs NISMA = PDK

Pakt mes djajve në Skenderaj/ KOMUNA vs NISMA = PDK

Të ngjajshme

Kapet sasi e madhe e mbathjeve false, Dogana jep detaje

Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës gjatë një kontrolli...

Vdes në Spitalin e Pejës i burgosuri T.Zh

Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve...

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë pritet të kemi mot stabil, me...

Shkruan Hysni Mehani

Pakt mes djajve në Skenderaj/ KOMUNA vs NISMA = PDK

Marrëveshje mes udhëheqësve të NISMË-s dhe Komunës së Skenderajt për të punësuar militantë të NISMË-s: punëtorë sezonal, praktikantë në komunë, e shpikje të tilla që i mashtrojnë qytetarët nevojtarë për një kohë të shkurtër 6 muajshe, e që për bazë e kanë kontratën mbi vepër.

Kjo simbiozë kishte filluar që në zgjedhjet e fundit lokale: komisionerët dhe vëzhguesitë figuronin si të NISMË-s, por që në realitet ishin të udhëheqësisë së sotme të komunës, ashtu siç, sot, militantë e NISMË-s, figurojnë si punëtorë të kompanive të komunës, por s’janë punëtorë të komunës e as militantë të NISMË-s. Sepse, NISMA në Skenderaj s’ka militantë, ajo në zgjedhjet lokale mezi kishte futur në listën për asamble 3 veta, e më shumë kishte komisionerë e vëzhgues nëpër vendvotime se sa vota në kuti.
Më vjen keq, nga dy-tre individë të këtij subjekti, me të cilët dikur kishim një bashkëpunim të mirë opozitarë, e që nuk i njoha për të tillë. Njerëzit po ndërrojnë, e nevoja po i detyron të përshtaten, por më të tilla metoda, veç po diskreditohen kot! Me këtë qasje PDK-së nuk ia marrin primatin dot. Në fakt, PDK-së po i bëjnë shërbim duke ia punësuar militantët e saj dhe, forcuar argumentin e saj se të gjitha partitë janë njësoj. PDK-së puritanizëm nuk i ka mbetur, andaj dëshiron ta imponojë oportunizmin, klientelizmin e nepotizmin si normë normale qeverisëse dhe, këtë në Skenderaj po e bën përmes NISMË-s.

PDK përmes NISMË-s po e forcon argumentin se të gjitha partitë janë njësoj. PDK përmes NISMË-s po e forcon argumentin e saj se shteti është për tu vjedhur, e se lufta për pushtet bëhet veç sa për të pasur këtë mundësi. Me metoda të njëjta nuk arrihen rezultatete të ndryshme. Me PDK-në nuk hiqet PDK-ja.
E që për ka një pakt të tillë në mes Komunës vs NISMË-s = PDK dëshmon fakti, edhe pse në NISMA po thonë që nga 3 u bën 30, kurrë nuk kanë dhënë asnjë mendim për qeverisjen lokale. Rrota bishtin.
E për që ka një pakt të tillë, kujtoj Darvinin i cili thoshte: “Lufta më e ashpër bëhet mes sojeve të njëjta, pasi që ato luftojnë për të njëjtin ushqim.” Por këtu në Skenderaj nuk ka luftë mes tyre, pasi që jetojnë në harmoni absolute: PDK i dërgon njerëzit e saj në NISMA, NISMA i punëson përkohësisht me kontratë mbi vepër, pas gjashtë muajve ata qytetarë mbesin në rrugë, qytetarët shkojnë prapë në PDK, e ndërsa rrethi vicioz për qytetarët përsëritet, luksi i pushtetarëve thellohet.

Ata dy-tre njerëz të NISMË-s që dikur i njoha, e që sot për vete kanë siguruar kontrata të përhershme pune, ndërsa qytetarët nevojtarë i mashtrojnë me kontrata mbi vepër, i ftoj të largohen nga ky pakt, sepse kështu po e vrasin shpresën për ndryshim, sepse kështu po e vrasin edhe kontributin që kishin dhanë dikur.

Mashtrimi, përdorimi i pushtetit të përkohëshëm për t’i suberdinuar njerëzit nevojtarë, kurrë s’ka për të ngadhenjyer.

P. S.
Një foto bashkë me postimin, sepse kështu ka më shumë like, sepse kështu mendimi fshihet pas imazhit e makiazhit, sepse kështu na mësojnë “socialdemokratët” oportunistë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz