Kurti pret në takim Ursula von der Leyen
dp

Lexo edheUrsula von der Leyen takohet me Kurtin, pas takimit deklarohen për media

Kryeministri Albin Kurti, ka pritur në takim Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Gjatë ditës ajo është takuar edhe me U.D. Presidenten Albulena Haxhiu.
Pas takimit me Kurtin ata së bashku do të mbajnë një konferenc për media.

Lexo edheUrsula von der Leyen takohet me Kurtin, pas takimit deklarohen për media
Von der Leyen po zhvillon aktualisht turneun e saj në Ballkanin Perëndimor, i cili po zgjat nga data 30 shtator deri më 2 tetor 2026. Ky turne fokusohet në hapat e ardhshëm drejt anëtarësimit në BE dhe në zbatimin e Planit të Rritjes prej 6 miliardë eurosh për rajonin.
Ajo dje ka vizituar Shqipërin. Pas Prishtinës, ajo udhëton drejt Malit të Zi, ajo do ta vizitoj pastaj Maqedonin e Veriut si dhe Serbinë, ndërsa Bosnje dhe Hercegovinën nuk do ta vizitoj për shkak të procesit zgjedhor që po zhvillohet atje.