back to top
Monday, September 8, 2025
BallinaLajme“Paketoj teshat dhe merri me vete” – fjalët e njeriut nga Gjykata...

“Paketoj teshat dhe merri me vete” – fjalët e njeriut nga Gjykata Speciale për eprorin e UÇK-së

Të ngjajshme

KEDS-i tregon se ku do të ketë reduktime nesër

Në disa qytete të vendit, nesër do të ketë...

Pamje nga eklipsi që u pa sonte edhe në Kosovë

Eklipsi i rrallë hënor është parë sonte edhe në...

Eklipsi i rrallë hënor shihet edhe në Kosovë

Eklipsi i rrallë hënor është parë edhe në Kosovë. Bota...

Aktori bën pauzë nga aktrimi

Jonathan Bailey ka vendosur të bejë një pauzë në...

Kryetari i OVL-së së UÇK-së, Hysni Gucati, ka thënë se në kohën e fundit janë dërguar tri ftesa në cilësinë e të dyshuarve ndaj ish-ushtarëve të UÇK-së. Ai ka thënë se tre ish-ushtarët e UÇK-së nuk kanë dashur t’iu bëhet i ditur identiteti i tyre.

Gucati e ka quajtur skandaloze njërën nga ftesat që i është bërë njëri prej të dyshuarve nga zona e Llapit. Ai ka thënë zyrtari i Gjykatës Speciale i ka thënë eprorit të UÇK-së se mund t’i marrësh teshat me vete.

Sipas Gucatit skandaloze po janë edhe ftesat nga Gjykata Speciale, që sipas tij po bëhen në kafe dhe në rrjete sociale.

“Për të dyshuar janë tri ftesa, një prej tyre është një epror i zonës së Llapit, dhe çka është më e keqja e kanë ftuar në kafe, por ai nuk ka dal në kafe. Ai u ka thënë se unë punojë në FSK dhe dërgoje ftesën në shtëpi ose në FSK në zyrën time”.

“A e din çfarë i kanë thënë kur ja kanë dorëzuar ftesën, i kanë thënë paketojë teshat dhe merri me vete. Kjo është absurde ajo çfarë i kanë thënë për shkak se ai nuk është prokuror e as gjyqtar”, ka deklaruar ai në RTV Dukagjini.

Më tutje ai ka thënë se dy të tjerët e dyshuar nga Gjykata Speciale janë nga Prishtina dhe Prizreni.

“Kjo është skandaloze që të flitet kështu, madje edhe ftesat që bëhen në kafe, në viber apo në facebook. Boll i poshtër ka qenë shteti i Serbisë, por nuk janë bërë ftesat në rrugë. Një tjetër i dyshuar është nga Prizreni dhe një person tjetër është nga Prishtina të cilët nuk kanë dashur të bëhen publik emrat e tyre”, ka deklaruar ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz