back to top
Saturday, February 7, 2026
BallinaLajmeLajmet e FunditPagën 3 milionë euro në vit, por Acerbi luajti me këpucë të...

Pagën 3 milionë euro në vit, por Acerbi luajti me këpucë të grisura në finalen PSG-Inter – zbulohet arsyeja pse italiani e bëri këtë gjë

Të ngjajshme

S’po ja don Sunderlandit pa Xhakën, Gyokeres shënon të dytën për Arsenalin

Arsenali ka shënuar golin e dytë ndaj Sunderlandit në...

Krasniqi shkëlqen në fund, Legia shpëton një pikë në Gdynia

Legia Varshava ka arritur të shmangë humbjen në udhëtim...

Yildiz vazhdon kontratën me Juventusin

Kenan Yildiz do të qëndrojë te Juventusi. Kjo pasi që...

Finalja e Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germain dhe Interit përfundoi me një humbje të thellë për italianët, 5-0, duke vendosur një rekord si disfata më e madhe në një finale të kësaj gare. Por, përtej rezultatit, vëmendja u përqendrua tek Francesco Acerbi dhe “këpucët e tij fatlume”.

Mbrotësi 37-vjeçar i Interit, hero i papritur në gjysmëfinalen kundër Barcelonës, kishte zgjedhur që në finalen e madhe të luante me të njëjtat këpucë futbolli që e kishin ndihmuar të shënonte golin e parë të karrierës në Evropë.

Këpucët e grisura, me një vrimë të madhe në majë, u bënë shpejt temë diskutimi mes tifozëve, pasi u zbuluan në një video të dhomës së zhveshjes.

 

Acerbi besonte se këpucët, që i kishin sjellë fat ndaj katalanasve, do të përsëritnin suksesin edhe në finale. Por, përkundrazi, supersticioni i tij nuk funksionoi dhe PSG dominoi plotësisht ndeshjen, duke i shkaktuar Interit një humbje të thellë dhe të dhimbshme.

Detaji i pazakontë i këpucëve të grisura mori edhe më shumë jehonë për shkak të faktit që Acerbi fiton rreth 3 milionë euro në vit. Tifozët e Interit nuk e kuptuan si ishte e mundur që një lojtar me një pagë kaq të lartë të shfaqej në finale me këpucë të vjetra e të dëmtuara.

Pavarësisht kritikave dhe habisë së publikut, Acerbi qëndroi besnik supersticionit të tij, duke menduar se fati që e ndihmoi në gjysmëfinale mund ta ndihmonte edhe në finalen e madhe.

Por ndeshja ndaj PSG-së tregoi se në futboll, më shumë se çdo supersticion, vendosin përgatitja dhe forca e skuadrës.

Kështu, këpucët e grisura të Acerbit, që dikur ishin simbol i fitores ndaj Barcelonës, u kthyen në kujtim të një nate të errët për Interin — dhe të një besimi që nuk funksionoi dot përballë kampionëve francezë. /Telegrafi/ 

Të Fundit

Sport

ShowBiz