Pacolli tregon se a iu ofrua Florian Qehajës pozita e Ministrit në MPB
03

Lexo edheLDK po përgatitet për zgjedhje të parakohshme, mbledh kryetarët e degëve

Mediat kosovare shkruajnë sot se AKR ia ka ofruar pozitën e Ministrit të Punëve të Brendshme Florian Qehajës, njohës i çështjeve të sigurisë.
Ka qenë i shpejt reagimi i kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacollit.
Zëvëndëskryeministri i Qeverisë së Kosovës ka thënë për Indeksonline se këto janë spekulime mediatike.
“Janë vetëm spekulime të mediave, asgjë më shumë” ka thënë Pacolli për Indeksonline.

Lexo edheLDK po përgatitet për zgjedhje të parakohshme, mbledh kryetarët e degëve
Të njëjtën e ka thënë edhe Sekretari i Përgjithshëm i AKR-së, Vesel Makolli.
“Nuk ka asgjë të vërtetë. Kryetari i partisë nuk është këtu, andaj nuk është diskutuar fare kjo” ka thënë Makolli.
Qehaja është drejtor i Qendrës Kosovare për Studime mbi Sigurinë dhe është autor i disa shkrimeve mbi sigurinë.