BallinaLajmePacolli flet për porositë që mori në Uashington për demarkacionin dhe dialogun...

Pacolli flet për porositë që mori në Uashington për demarkacionin dhe dialogun me Serbinë

Të ngjajshme

Gjashtë të lënduar në një aksident trafiku në Rakinicë të Skenderajt

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 15:00...

Ndue Përgjokaj largohet nga KF Dukagjini pas barazimit me Prishtinën e Re

Klubi i futbollit KF Dukagjini dhe trajneri Ndue Përgjokaj...

City me dy gola të shpejtë, O’Reilly i shënoi të dytë

Manchester City është në epërsi në finalen e Kupës...

Irani arreston 25 persona për dyshime se kanë bashkëpunuar me SHBA dhe Izraelin

Ministria e Inteligjencës e Iranit thotë se 23 persona...

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, po vazhdon të qëndrojë në ShBA, ku edhe po takohet me disa nga krerët shtetërorë atje.

Pacolli ka bërë të ditur se është takuar me Ndihmëssekretarin e Shtetit për Evropë e Azi, Wess Mitchel, të shoqëruar më Zëvendësndihmëssekretarin e shtetit, Hoyt Yee.

Ai është shprehur se mbështetja amerikane për Kosovën do të vazhdojë të jetë edhe më e fuqishme, derisa ka përmendur kalimin e demarkacionit dhe fillimin e dialogut Kosovë – Serbi.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Një takim shumë pozitiv dhe shpresëdhënës dy-palësh me aleatët tanë strategjik Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Uashington.

Takova në Departmantin Amerikan të Shtetit Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Evropë dhe Euro-Azi, z. Wess Mitchel, i cili ishte i shoqëruar edhe Zëvendës-Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Hoyt Yee.

Ri-konfirmuam bashkëpunimin dhe marrëdhëniet e shkëlqyera në mes dy vendeve dhe dy popujve në të gjitha fushat. Mbështetja amerikane për Kosovën do të vazhdojë të jetë edhe më e fuqishme.

Jemi në sintoni të plotë në çdo hap dhe veprim. Kalimi Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi dhe fillimi i dialogut Kosovë-Serbi mbeten çështje kryesore. Partneriteti dhe aleanca ynë strategjike është e palëkundur dhe e përjetshme.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz