back to top
Sunday, September 7, 2025
BallinaLajmePacolli: 1 milion euro janë më e pakta krahasuar me atë çka...

Pacolli: 1 milion euro janë më e pakta krahasuar me atë çka bën fondacioni im

Të ngjajshme

Rusia reagon për sulmin masiv në Ukrainë

Rusia ka reaguar lidhur me sulmet masive gjatë natës...

Skandali në koncertin e Coldplay, Kristin Cabot ndahet nga bashkëshorti pas “kiss cam” me Andy Byron

Ish-drejtoresha e Burimeve Njerëzore në kompaninë Astronomer, Kristin Cabot,...

Jep dorëheqje kryeministri i Japonisë

Kryeministri i Japonisë, Shigeru Ishiba, ka dhënë dorëheqje pas...

Ministri i Jashtëm në largim i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili dha 1 milionë euro për të prekurit nga tërmeti ka folur për këtë gjest të madh që ka bërë.

“Ky tërmet ndodh në kohën e internetit dhe mediat e japin lajmin e shpjetë dhe paraqitet në formën e tregimit dhe nga fotografitë mund të duket edhe më i tmerrshëm. Unë besoj se këtu çdokush duhet të jetë i vetëdijshëm se ndihma duhet të jetë me sa ke.

Një ditë më parë isha në një konferencë në Tiranë dhe kur erdha në Prishtinë dëgjova lajmin e tmerrshëm. Kemi marrë masa të nisen grupet e emergjencës dhe ka qenë një mobilizim i shpejtë dhe jam krenar që një shtet si Kosova ka dëshmuar se merr masa emergjente në kohë të caktuar.
Unë kam kaluar rreth e përqark atyre objekteve dhe kam aktivizuar këdo që kam pasur në telefonin tim.

Jam i bindur që 1 milion euro është minimalja që duhet të kontribuohet, fondacioni im bën shumë vepra humanitare por ato nuk publikohen. Ka qenë vajza ime që ka dashur që kjo shumë të kontribuohet, jam i lumtur që pas publikimit kanë ardhur informata të mira dhe secili ka dashur të kontribuojë”, tha Pacolli në Open.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz