back to top
Monday, January 26, 2026
BallinaLajmePaci sqarohet për nxënësin që bëri akrobacione: Është problematik, i është tërhequr...

Paci sqarohet për nxënësin që bëri akrobacione: Është problematik, i është tërhequr vërejtja (Video)

Të ngjajshme

Drejtori jep detaje për aksidentin me fasadë në Fushë Kosovë

Një incident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...

Aksident i rëndë në Cerrcë të Istogut, disa të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në...

Policia në Veri ndalon një automjet me mall të kontrabanduar

Në kuadër të detyrave të rregullta policore, më datë...

Paris Hilton flet hapur, si e ka përballuar sfidën e ADHD-së

Gjatë një episodi të shkurtër të programit “The Him...

Profesori nga Vushtrria i njohur në Tik Tok, Lulzim Paci, është sqaruar për videon e shpërndarë, ku shihet një nxënës i tij duke kryer akrobacione në orën e mësimit.

Paci, për Klankosova.tv, ka thënë se nxënësi është problematik edhe për profesorët e tjerë, duke shtuar se në momentin kur e ka kryer akrobacionin, paraprakisht këtij i kishte thënë që do të shkonte në banjë.

“Nxënësi në fjalë që shihet në video ka kërkuar të shkojë në banjë, ai edhe te mësimdhënësit e tjerë njihet se është problematik dhe jo vetëm tek unë”.

“Sipas rregulloreve, unë nuk kam të drejtë t’ia mohoj të shkojë në banjë për nevoja të tij, unë i kam thënë shko në banjë. Ai gjatë kohës kur ka dashtë të shkojë, i ka bërë ato akrobacione, edhe unë i kam thënë nëse vazhdon kështu do ta thërras kujdestarin tënd”.

“Kujdestari i tij është i njoftuar për këtë rast, ky nuk është problem vetëm tek unë por edhe te mësimdhënësit e tjerë”.

“Nxënësit i është tërhequr vërejta që të mos ndodh më ky rast. I kam thënë nëse vazhdon kështu do ta thirri edhe prindin, por edhe nëse është nevoja kështu do të marrim masa tjera, nuk e lejoj të bëjë kështu në orën time të mësimit”, ka thënë Paci për Klankosova.tv.

Të Fundit

Sport

ShowBiz