BallinaLajmePa Kosovën në OKB, Serbia nuk mund të jetë pjesë e BE-së

Pa Kosovën në OKB, Serbia nuk mund të jetë pjesë e BE-së

Të ngjajshme

Bekë Berisha: Nuk do e votoja Vjosa Osmanin për Presidente, ka qenë notere e Albin Kurtit

Bekë Berisha nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka...

Havolli: Marrëveshja mes LDK’së dhe  Vjosa Osmani do të definohet brenda ditëve në vijim

Sokol Havolli nga Lidhja Demokratike e Kosovës  ka deklaruar se çështja...

Griezmann shpallet lojtari i ndeshjes në barazimin ndaj Arsenalit

Ka përfunduar ndeshja mes Atletico Madridit dhe Arsenalit, e...

Ekstradohet nga Norvegjia për në Kosovë, i kërkuari me letër-rreshtim ndërkombëtar

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor,...

Ish-drejtori i FBI-së dorëzohet për akuzën e kërcënimit ndaj jetës së Trumpit

Ish-drejtori i FBI-së, James Comey, është dorëzuar të mërkurën...

Siç ka thënë njëri nga deputetët nga koalicioni qeverisës CDU/CSU, “udhëheqjes së shtetit serb, para dy vitesh u ishte thënë se anëtarësimi i Kosovës në OKB do të jetë një nga kushtet që Serbia të pranohet në BE”.
Sipas fjalëve të një bashkëbiseduesi të Danas, i cili ka dashur të mbetet anonim, ky qëndrim i Gjermanisë i ishte komunikuar palës serbe, kur ishte diskutuar për marrëveshjen e Brukselit në mes të Serbisë dhe Kosovës, transmeton Telegrafi.

“Atëherë na thanë se nuk do ta ratifikojmë anëtarësimin e Serbisë në BE, nëse Serbia nuk e pranon që Kosova të bëhet anëtare me të drejta të plota e OKB-së. Megjithatë, kjo mbetet një çështje e hapur në partinë time, sepse ka mendime të ndryshme të deputetëve të Bundestagut”, citohet të ketë thënë ky zyrtar gjerman.

Ai ka shtuar se është “koha për të filluar procesin e njohjes së anëtarësimit të Kosovës në OKB” për të “bindur njerëzit në Partinë Progresive Serbe të bien dakord për këtë kërkesë”, si dhe për të “përgatitur publikun në Serbi për këtë vendim”.

“Na duhet për të biseduar me kryeministrin Vuçiq dhe palët të tjera në Serbi, më shumë rreth asaj se çka do të thotë normalizim të marrëdhënieve me Kosovën. Kur kemi pyetur zyrtarët serbë nuk kanë pasur përgjigje. Për ne, normalizimi i marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës do të thotë që Kosova të jetë anëtare e OKB-së”, thotë ky zyrtar, përcjellin mediat serbe.

Sipas tij, transmeton Telegrafi, edhe Vuk Jeremiç, ish-këshilltar i ish-presidentit të Serbisë, Boris Tadiq, kur ishte pyetur nga kancelarja Merkel se çfarë është e përbashkët për Kosovën dhe Serbinë, ai kishte thënë “e ardhmja e përbashkët evropiane në BE”.

Po sipas medieve serbe, duke u thirrur në këtë zyrtar, në Bundestag mbizotëron qëndrimi se politika e jashtme gjermane duhet të bëjnë më shumë në rastin e Kosovës, për shkak se ata shpresojnë të përparojë në zbatimin e marrëveshjes së Brukselit për pakicat dhe luftën kundër korrupsionit.

Por “në qoftë se ka një problem rreth Gjykatës Speciale për krime lufte, BE-ja dhe Gjermania do të përpiqen të për të ndihmuar”, citohet të ketë thënë zyrtari gjerman. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz