BallinaSportOzilit i vjen një mbështetje e madhe pas largimit nga kombëtarja

Ozilit i vjen një mbështetje e madhe pas largimit nga kombëtarja

Të ngjajshme

Robert Berisha në një moment shumë të lumtur me të bijën

Këngëtari Robert Berisha është i njohur për natyrën e...

Kurti i mbledh herët në mëngjes ministrat nesër

Qeveria e Kosovës do të mbajë mbledhjen e radhës...

E rëndë në Gjirokastër, 10-vjeçari denoncon 17-vjeçarin për ngacmim seksual

Një 17-vjeçar po hetohet nga policia në Gjirokastër pasi...

Rrahmani: Gërvalla me 15 mijë euro dhe Haxhiu me 5 mijë financuan propagandën e Shkëlzen Gashit

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Eman Rrahmani, ka...

Unai Emery e ka mirëpritur rikthimin e Mesut Ozilit në kampion stërvitor parasezonal të Arsenalit, duke e mbrojtur vendimin e tij për t’u pensionuar nga Kombëtarja e Gjermanisë.

Trajneri spanjoll i “Gunners” i ofroi përkrahje Ozilit pasi turko-gjermani vendosi ta braktisë ekipin kombëtar të Gjermanisë, duke thënë se për dallim nga Gjermania, skuadra e tij ofron ngrohtësi familjare për çdo lojtar.

Ozil, fitues i Kupës së Botës 2014 dhe me 92 paraqitje në total për Gjermaninë, e kritikoi Federatën e Futbollit të Gjermanisë (DFB) në një komunikatë trepjesëshe në të cilën e njoftoi pensionimin nga Kombëtarja të dielën, duke pohuar se DFB-ja kishte dështuar ta mbronte atë nga kritikat me motive raciale pas turneut zhgënjyes në Kupën e Botës.

“Të gjithë ne duam ta ndihmojmë Ozilin të ndihet si në shtëpinë e vet këtu me ne, si në familje sepse [Arsenali] është familje për çdo lojtar”, ka thënë Emery.

“Ai ndien se këtu me ne mund të punojë çdo ditë, dhe për ne është mirë që ai ka vendosur të vijë dhe të punojë me skuadrën para dy ndeshjeve të ardhshme”, shtoi ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz