BallinaLajmeLajmet e FunditOVL-UÇK reagon ashpër ndaj rojës së burgut që u bë prokuror në...

OVL-UÇK reagon ashpër ndaj rojës së burgut që u bë prokuror në Hagë

Të ngjajshme

Ish banorja e ‘BBVK’ s’e fsheh më! Zbulon për herë të parë të dashurin

Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova” e njëkohësisht e...

Këtë të diel ndërrohet ora, do të flemë një orë më pak

Këtë të diele do të bëhet ndërrimi i orës,...

Aksident mes dy veturave afër Ferizajt (Video)

Një aksident trafiku mes dy automjeteve ka ndodhur mëngjesin...

Rubio flet me kryeministrin e Irakut për naftën dhe sulmet iraniane

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka zhvilluar një...

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar pas raportimeve se një ish-rojë burgu në Hagë është rekrutuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, duke iu dhënë roli i prokurorit në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Sipas OVL-UÇK-së, ky zhvillim e vendos në pikëpyetje serioze gjithë integritetin e procesit gjyqësor që po zhvillohet në Dhomat e Specializuara.

“Ky veprim e zhvesh përfundimisht këtë proces nga çdo petk i paanshmërisë. Ai konfirmon dyshimet tona se procesi nuk është as i drejtë dhe as ligjor, por një ndjekje politike e organizuar ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës” thuhet në reagim.

Nga kjo organizatë i është bërë thirrje opinionit publik, shoqërisë civile dhe institucioneve ndërkombëtare që të mos heshtin përballë këtij skandali.

Ky është reagimi i plotë:

Skandali që trondit drejtësinë: Roja e burgut bëhet prokuror kundër UÇK-së!

Kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së, shprehin indinjatë dhe shqetësim të thellë lajmin tronditës të publikuar sot në media, sipas të cilit një ish-roje burgu, që kishte shërbyer në kohën kur z. Hashim Thaçi ishte i burgosur në Hagë, është rekrutuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar dhe i është dhënë roli i prokurorit në procesin kundër krerëve të UÇK-së.

Ky zhvillim skandaloz e vendos në pikëpyetje serioze gjithë integritetin e procesit gjyqësor që po zhvillohet në Dhomat e Specializuara. Si është e mundur që një individ me histori direkte të kontaktit dhe mbikëqyrjes së të akuzuarve, të avancojë befas në pozitën e një prokurori?

A është ky drejtësi apo një farsë e ndërtuar mbi urrejtje të kamufluar dhe urdhra të errët politik?

Ky veprim e zhvesh përfundimisht këtë proces nga çdo petk i paanshmërisë. Ai konfirmon dyshimet tona se procesi nuk është as i drejtë dhe as ligjor, por një ndjekje politike e organizuar ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

U bëjmë thirrje opinionit publik, shoqërisë civile, institucioneve ndërkombëtare që të mos heshtin përballë këtij skandali që rrezikon jo vetëm të drejtat e individëve të akuzuar, por edhe vetë themelet e drejtësisë ndërkombëtare.

Ky nuk është më vetëm një gjykim, kjo është një padrejtësi e montuar, e cila po përpiqet të rishkruajë historinë tonë të lavdishme të çlirimit!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz