back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeOVL-UÇK i sugjeron Kurtit ta mbajë premtimin e “rrezikshëm”

OVL-UÇK i sugjeron Kurtit ta mbajë premtimin e “rrezikshëm”

Të ngjajshme

Ter Stegen e nis me barazim aventurën me Gironën

Ndeshja ndaj Getafes ishte e para për Marc-Andre Ter...

Kancelari Merz: Niveli i përdorimit të dhunës në SHBA është shqetësues

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, shprehu sot shqetësimin e...

Presidenti i Federatës Spanjolle konfirmon: Finalja e Botërorit luhet në Spanjë

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Rafael Louzan dha...

Sfida e Albin Kurtit në qeverisje padyshim se do të jetë Gjykata Speciale.

Për këtë institucion, Kurti disa herë ishte deklaruara se do ta shfuqizoi si të tillë dhe nuk do ti dorëzonte ish-luftëtaret aty.

E një debat për këtë premtim të Kurtit po e zhvillojnë Kryetari i OVL-UÇK, Hysni Gucati dhe zyrtari i LVV-së, Avni Zogiani.

Kryetari i OVL-UÇK ka deklaruar se Kurti duhej ta mbaj premtimin për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

E kjo deklaratë  nuk i ka pëlqyer  zyrtarit të LVV-së, Avni Zogianit, shkruan Indeksonline.

Ky i fundit përmes një postimi kishte thënë :” Gucati i kerkon Albinit shfuqizimin e Gjykates Speciale… me e pyet Gucatin per ke ke votue, jam i sigurte se, po qe i sinqerte, thote, per ata qe e kane sjelle Gjykaten Speciale! Po ikni atje!”, kishte shkruar ai në një postim në Facebook.

Kësaj i është përgjigjur kryetari i OVL-UÇK, Gucati duke thënë se mbajtja e premtimeve është obligim i secilit.

“Në mbrojtje të “babes” paska reagu Avni Zogiani nga Fushë Kosova dhe qenka përpjekë me ma mbyll gojën me faktin se për kend kam votu unë! Mbajtja e premtimeve është obligim i secilit e edhe i Albin Kurtit! Pavarësisht për kë kam votuar unë (këtë nuk e fshehi hiq, por kjo për çka po flas nuk ka aspak rëndësi).”, ka shkruar Gucati./Indeksonline/

 

 

Të Fundit

Sport

ShowBiz