BallinaLajmeOVL tregon nëse ka serbë që janë pjesë e listave të veteranëve...

OVL tregon nëse ka serbë që janë pjesë e listave të veteranëve të UÇK-së

Të ngjajshme

Menopauza mund të shkaktojë depresion

Një grua duhet të kujdeset për shëndetin e saj...

Miftaraj për Ligjin për të Huajt: Kurti ka shkelur ligjin

Ehat Miftaraj, nga IKD në emisionin “Click” të RTV21,...

Reali “pulë” në ligë, “skifter” në Champions League

Real Madridi ka siguruar kalimin në çerekfinale të Ligës...

PSG-ja e ‘shkel’ Chelsean në Londër, kalon në çerekfinale

Paris Saint-Germain e ka kryer punën me lehtësi ndaj...
Në mesin e veteranëve të UÇK-së që marrin pensionin për kontribut në luftën e fundit, po del të ketë edhe serbë.
Kjo së paku sipas Raportit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës që tregon për një numër prej 34 personash jo shqiptarë që marrin pensione, e shumica e tyre janë serbë.

Lajmi.net ka kontaktuar me kryetarin e Organizatës së Veteranëve të Luftës, Hysni Gucati, i cili është shprehur se në listat e kësaj organizate nuk figuron asnjë serb.

“Në listat tona nuk ka, por nesër do kërkoj ta marr edhe dokumentin. Tek ne ka romë dhe boshnjakë që e dimë që kanë qenë, por serb është hera e parë që dëgjova para pak minutash”, tha Gucati për lajmi.net

Ai gjithashtu është shprehur se bëhet fjalë për 1 për qind të veteranëve që janë jo-shqiptarë, 34 persona, nga 38 mijë sa janë gjithsej, por në listat e OVL-së nuk figuron asnjë serb.

“Mesa morra vesh bëhet fjalë për 1 për qind, por është hera e parë që dëgjova, ndërsa për boshnjak dhe rom po, për serb është hera e parë që dëgjova, nesër do të kërkoj dokumentin dhe në OVL në listat tona nuk figuron asnjë”, tha Gucati për lajmi.net.

Në statistikat e publikuara sot figurojnë edhe 30 burra dhe 4 gra që nuk janë nacionalitet shqiptar por që përfitojnë nga skema e pensioneve si veteranë të luftës. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz