back to top
Thursday, December 18, 2025
BallinaLajme“Deri në kiamet…”, a po i bashkohet Halil Kastrati PDK-së?

“Deri në kiamet…”, a po i bashkohet Halil Kastrati PDK-së?

Të ngjajshme

Një takim i humanistit, Halil Kastrati me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli shkaktoi reagime të mëdha në opinion.

Shumë prej atyre që panë këtë lajm, cilësuan se Halil Kastrati është rrugës drejt partisë së Kadri Veselit, PDK-së, shkruan lajmi.net.

E kjo për faktin që ky nuk ishte takimi i parë me të parin e PDK-së.

Lidhur me këto spekulime në opinion, lajmi.net ka folur me vetë Halil Kastratin.

E ky i fundit i ka demantuar këto reagime. Ai ka thënë se nuk do t’i hyjë asnjëherë politikës.

“E kam thënë edhe në shumë media të tjera, Halil Kastrati nuk do t’i hyjë asnjëherë politikës. Kjo është një përgjigje definitive deri në kiamet”, ka thënë Halil Kastrati për lajmi.net.

Theksojmë, se Kastrati në opinion vlerësohet si një person me ndikim të madh, për shkak të aktivitetit të tij humanitar.

Pikërisht veprimtaria e tij ka qenë shpeshherë temë diskutimi nëpër debate televizive. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz