back to top
Friday, August 8, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditOsmani takohet me ambasadorin turk: Turqia mbetet aleate e rëndësishme e Kosovës

Osmani takohet me ambasadorin turk: Turqia mbetet aleate e rëndësishme e Kosovës

Të ngjajshme

Hoti: Shumica vendos, demokracia funksionon me votim të hapur

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka komentuar vendimin e...

Xhavit Haliti: Vendimi i Kushtetueses rrezikon të mos zbatohet nga VV-ja

 Xhavit Haliti, anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës dhe...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar të enjten me ambasadorin e Turqisë, Sabri Tunç Angılı

Siç thuhet në njoftimin e presidencës në takim u diskutua për thellimin e bashkëpunimit bilateral, me theks të veçantë në fushën e ekonomisë dhe të mbrojtjes.

Osmani ritheksoi se Turqia mbetet një aleate e rëndësishme e Kosovës, ndërsa shprehu mirënjohje për siç thotë ajo mbështetjen e vazhdueshme të saj në rrugën euroatlantike të vendit tonë.

“Presidentja theksoi se anëtarësimi në NATO mbetet prioritetet strategjik i Republikës së Kosovës dhe se bashkëpunimi me Turqinë në këtë drejtim është thelbësor. Presidentja Osmani dhe ambasadori Tunç Angılı diskutuan po ashtu për nevojën e vazhdimit të mbështetjes së Turqisë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe në NATO”, thuhet në njoftim. /Gazeta Express

- Advertisement -

Të Fundit