back to top
Friday, August 8, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditTahiri pas vendimit të Kushtetuesës: Ditë e madhe për për demokracinë...

Tahiri pas vendimit të Kushtetuesës: Ditë e madhe për për demokracinë dhe sundimin e ligjit

Të ngjajshme

Hoti: Shumica vendos, demokracia funksionon me votim të hapur

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka komentuar vendimin e...

Xhavit Haliti: Vendimi i Kushtetueses rrezikon të mos zbatohet nga VV-ja

 Xhavit Haliti, anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës dhe...

Deputeti i  PDK së Abelard Tahiri ka reaguar pas aktgjykimit të shpallur sot nga Kushtetuesja, ku thotë se deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet të zgjedhin kreun e ri të organit ligjvënës përmes votimit të hapur.

Tahiri ka thënë se lëvizja Vetëvendosje që nga viti 2020, ka tentuar të imponojë politika në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

“Edhe pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, LVV u përpoq të na imponojë rregulla të reja për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit – rregulla këto që binin ndesh me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe që tashmë janë rrëzuar edhe nga vendimi i dytë i Gjykatës Kushtetuese. Me aktgjykimin e sotëm, më 7 gusht 2025, Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar të gjitha përpjekjet për të deformuar procesin kushtetues dhe parlamentar në vend. Kjo është një ditë e madhe për demokracinë dhe sundimin e ligjit në Republikën e Kosovës. Por nuk duhet të harrojmë: edhe pas këtij vendimi, do të përballemi me të njëjtën parti dhe të njëjtën logjikë, që në çdo formë kërkon përmbysjen e rendit kushtetues. Dhe këtë, ne nuk do ta lejojmë”, ka thënë Tahiri.

- Advertisement -

Të Fundit