back to top
Monday, August 11, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditOsmani sqarohet për fotografinë me të dyshuarin për vrasjet në Gjilan: Dalë...

Osmani sqarohet për fotografinë me të dyshuarin për vrasjet në Gjilan: Dalë me mijëra qytetarë s’e di veprimtarinë e tyre -të arrestohen

Të ngjajshme

Barcelona e deklason skuadrën e Mërgim Vojvodës

Skuadra e Barcelonës ka shënuar fitore në miqësore ndaj...

Trafik nga Shëngjini në Milot, mijëra turistë mbeten të bllokuar

Mbrëmja e sotme ka sjellë një trafik të rënduar,...

Aktorja bën rrëfimin e ndjerë pas operimit të ‘rrezikshëm’

Amy Schumer ka ndarë me ndjekësit e saj në...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka bërë thirrje që të kapen sa më shpejtë autorët e tri vrasjeve në Gjilan, duke shtuar se “është për keqardhje që vitin e kaluar të njëjtit ishin lënë të lirë nga institucionet e drejtësisë, pas një kohe të shkurtër të kaluar në paraburgim, përkundër veprave të rënda për të cilat akuzoheshin”.

E njëjta, është deklaruar për fotografinë që iu publikua në media me Mefail Shkodrën, i dyshuar për rastin e vrasjeve sot në Gjilan.

Ajo thotë se “nga një hulumtim i thjeshtë del se këto fotografi janë bërë gjatë një organizimi festiv të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Kosovë, me rastin e një aktiviteti publik ku morën pjesë edhe përfaqësues të tjerë institucionalë, personalitete nga politika, të ftuar të tjerë dhe qytetarë”.

“Brenda vitit, Presidentja del në fotografi me mijëra qytetarë e pjesëmarrës në aktivitete publike, të cilët as nuk i njeh e as nuk mund ta dijë se cila është veprimtaria e tyre. Prandaj, aludimet për kinse “shoqërim” janë asgjë tjetër pos shpifje”, shton Osmani.

- Advertisement -

Të Fundit