back to top
Monday, August 11, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditVrasja në Gjilan: Osmani kërkon nga organet kompetente kapjen sa më të...

Vrasja në Gjilan: Osmani kërkon nga organet kompetente kapjen sa më të shpejtë të autorëve, tregon ku e realizuan fotografinë me të dyshuarin

Të ngjajshme

Barcelona e deklason skuadrën e Mërgim Vojvodës

Skuadra e Barcelonës ka shënuar fitore në miqësore ndaj...

Trafik nga Shëngjini në Milot, mijëra turistë mbeten të bllokuar

Mbrëmja e sotme ka sjellë një trafik të rënduar,...

Aktorja bën rrëfimin e ndjerë pas operimit të ‘rrezikshëm’

Amy Schumer ka ndarë me ndjekësit e saj në...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shprehur keqardhje për humbjen tragjike të tre qytetarëve në vrasjen e rëndë në Gjilan, si dhe ka përcjell ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave.

Ajo ka kërkuar nga organet kompetente që autoret e këtij akti të kapen sa më shpejtë dhe të dalin para drejtësisë, shkruan lajmi.net.

“Është për keqardhje që vitin e kaluar të njëjtit ishin lënë të lirë nga institucionet e drejtësisë, pas një kohe të shkurtër të kaluar në paraburgim, përkundër veprave të rënda për të cilat akuzoheshin”, ka shkruar Osmani.

Ajo ka sqaruar edhe se ku është realizuar fotografia e saj me Mefail Shkodrën, të dyshuarin kryesor për vrasjen e sotme.

“Është po ashtu shqetësues manipulimi me qëllim të keqinformimit të opinionit publik, duke përdorur fotografi të rastit të bëra në ambiente publike që autori i këtyre veprave i kishte bërë me një sërë figurash publike. Nga një hulumtim i thjeshtë del se këto fotografi janë bërë gjatë një organizimi festiv të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Kosovë, me rastin e një aktiviteti publik ku morën pjesë edhe përfaqësues të tjerë institucionalë, personalitete nga politika, të ftuar të tjerë dhe qytetarë. Brenda vitit, Presidentja del në fotografi me mijëra qytetarë e pjesëmarrës në aktivitete publike, të cilët as nuk i njeh e as nuk mund ta dijë se cila është veprimtaria e tyre. Prandaj, aludimet për kinse “shoqërim” janë asgjë tjetër pos shpifje”, ka shkruar Osmani.

Ajo i ka bërë thirrje organeve të rendit dhe atyre të drejtësisë që të veprojnë sipas ligjit, në mënyrë që vrasësi të marrë dënimin e merituar. /Lajmi.net/ 

Postimi i plotë i Osmanit: 

- Advertisement -

Të Fundit