Wednesday, July 16, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditOsmani shpalos takimet zyrtare në Letoni, ndan rrugëtimin e Kosovës gjatë luftës

Osmani shpalos takimet zyrtare në Letoni, ndan rrugëtimin e Kosovës gjatë luftës

Të ngjajshme

Haradinaj për Specialen: Ky trup gjykues ka mision politik me dënu UÇK-në

Ish-nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së,...

Kërcënohet me jetë sërish Presidentja Vjosa Omani

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është bërë...

Mbappe në telashe: Hetim për pagesa të dyshimta ndaj policëve francezë

Një nga figurat më të ndritura të futbollit francez,...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, dje qëndroi në Letoni, ku pati një mori takimesh zyrtare.

Mes të tjerash, Osmani vizitoi edhe Qendrën e Ekselencës së NATO-s për Komunikim Strategjik, që është një institucion kyç në luftën kundër kërcënimeve hibride, transmeton IndeksOnline.

“Diskutuam për thellimin e bashkëpunimit në ndërtimin e kapaciteteve në siguri kibernetike dhe komunikim strategjik, si pjesë e përpjekjeve të Kosovës për anëtarësim në NATO” u shpreh Osmani.

Presidentja më pas pati një diskutim me gratë liderë dhe aktiviste në Letoni, me të cilat ndau rrugëtimin e Kosovës si vend që ka përjetuar luftën.

“Si Kosova, ashtu edhe Letonia, mbijetuan përmes rezistencës dhe krenarisë kombëtare. Kujtesa kolektive është forca jonë – për të mos harruar të kaluarën e lavdishme dhe për të ndërtuar një të ardhme të drejtë e të sigurt” shkroi Osmani, në Facebook.

Ky është postimi i plotë i saj:

Kosova është dhe do të mbetet një aleate e besueshme në mbrojtje të vlerave demokratike.

Dje, në Riga, vizitova Qendrën e Ekselencës së NATO-s për Komunikim Strategjik (STRATCOM)– një institucion kyç në luftën kundër kërcënimeve hibride dhe në mbrojtje të integritetit të informacionit. Diskutuam për thellimin e bashkëpunimit në ndërtimin e kapaciteteve në siguri kibernetike dhe komunikim strategjik, si pjesë e përpjekjeve të Kosovës për anëtarësim në NATO.

Vazhduam tutje me një diskutim në Shtëpinë e Evropës bashkë me gra lidere dhe aktiviste në Letoni për të ndarë me to rrugëtimin e Kosovës si vend që ka përjetuar luftën, por që sot avancon përpara me gratë në qendër të çdo procesi demokratik dhe të sigurisë.

Vizitën e përmbyllëm në Muzeun e Okupimit të Letonisë si një moment reflektimi të thellë mbi historinë e përbashkët të qëndresës ndaj pushtimit dhe padrejtësisë. Si Kosova, ashtu edhe Letonia, mbijetuan përmes rezistencës dhe krenarisë kombëtare. Kujtesa kolektive është forca jonë – për të mos harruar të kaluarën e lavdishme dhe për të ndërtuar një të ardhme të drejtë e të sigurt.

- Advertisement -

Të Fundit