Po “fluturonte” me veturë, policia e Ferizajt gjobit 23-vjeçarin, ia sekuestron patentë shoferin për 3 muaj
dp

Lexo edheBajrami: Po shtrëngohem kur po shoh studentë të mi të dobët duke folur për Kushtetutën si ekspertë

Gjatë kontrollit, është konstatuar se shoferi G.K. (23 vjeç) po drejtonte automjetin Golf me shpejtësi prej 145 km/h, në një zonë ku kufizimi i lejuar është 50 km/h.
Shpejtësia është matur me radarin laserik.
Për këtë kundërvajtje, ndaj shoferit janë shqiptuar këto masa: gjobë në vlerë prej 300 €, 3 pikë negative dhe masë mbrojtëse – ndalim i drejtimit të mjetit motorik për 3 muaj dhe shoferi është përjashtuar nga trafiku.

Lexo edheBajrami: Po shtrëngohem kur po shoh studentë të mi të dobët duke folur për Kushtetutën si ekspertë
“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me kontrolle të rregullta dhe aktivitete të intensifikuara me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë dhe respektimit të ligjeve të trafikut.
Ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë, duke raportuar çdo shkelje apo rrezik në trafikun rrugor” thuhet në njoftimin e policisë.