BallinaLajmeOsmani: Po shpresoj që gjithçka të përmbyllet sot

Osmani: Po shpresoj që gjithçka të përmbyllet sot

Të ngjajshme

Travis Scot feston humbjen e Timothée Chalamet në Oscar

Si çdo vit, nata e Oscar-ëve solli surpriza, por...

Lewandowski ka disa fjalë para përballjes me Shqipërinë në “play-off”

Futbollisti i kombëtares së Poloniës dhe Barcelonës, Robert Lewandowski...

Bashkëpunimi me SHBA, Venezuela zëvendëson komandantët e lartë ushtarakë

Liderja e përkohshme e Venezuela, Delcy Rodríguez, ka zëvendësuar...

Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani ka deklaruar se shpreson që marrëveshja mes LDK-së dhe LVV-së të përmbyllet sot.

Këtë ajo e tha para gazetarëve, pak para se të hyjë në takimin e LDK-së.

“Po shpresoj që gjithçka të përmbyllet sot. Mbledhja është ftuar që të përgatitmi për seancën e të hënës”, tha Osmani para gazetarëve.

“Kemi takim konsultativ pikërisht për seancën e së hënës dhe për marrëveshjen me Vetëvendosjen. E tëra çfarë mund të them është se përpjekjet për arritjen e marrëveshjes janë më intensive se çdoherë më parë dhe shpresoj që të përfundojnë me rezultat të mirë”, tha tutje ajo.

Kryesia e LDK-së është mbledhur sot për të diskutuar për veprimet e mëtutjeshme.

Seanca për votimin e Qeverisë do të mbahet të hënën në ora 11:00.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz