Osmani për Kurtin: Më vjen mirë që e quan Abdixhikun mik, para dy javësh e krahasonte me ‘lider fisesh’
dp
Lexo edheArrestohet një person në Kaçanik – policia gjen marihuanë, qese për paketim dhe armë
Osmani ka thënë se i vjen mirë që Kurti e quan Abdixhikun mik, por ka rikujtuar deklaratat e tij të mëhershme, kur e kishte krahasuar kreun e LDK-së me “lider fisesh”.
“Mua po më vjen mirë që po e quan kryetarin Abdixhiku mik kur para dy javësh e krahasonte me lider fisesh, dhe ky cilësim nga ana e tij nuk ishte i mirë, sepse këto cilësime ndaj krerëve, në këtë rast ndaj Abdixhikut, e dëmtojnë besimin dhe mundësinë për bashkëpunim”, ka deklaruar Osmani.
Ajo ka vlerësuar se deklaratat e tilla mund të ndikojnë në raportet ndërmjet liderëve politikë dhe në krijimin e mundësive për bashkëpunim.

Lexo edheArrestohet një person në Kaçanik – policia gjen marihuanë, qese për paketim dhe armë