Kandidati për kryetar të Fushë-Kosovës nga radhët e LDK-së, Besnik Osmani, qëndroi sot në Miradi të Epërme, ku u takua me banorët e këtij fshati.
Osmani u mirëprit nga familja Pacolli, me të cilët bisedoi për sukseset dhe sfidat e qeverisjes lokale, shkruan IndeksOnline.
“Më pas, patëm kënaqësinë të takojmë ekipin e futbollit të fshatit, për t’ua uruar suksesin para ndeshjes së ditës – një ekip plot talent, pasion dhe entuziazëm. Ditën e vazhduam me vizitën tek familja Breznica, si dhe duke parë nga afër disa rrugë që kanë nevojë për veprime të menjëhershme” u shpreh Osmani.
Ky është postimi i plotë i tij:
E diela e mrekullueshme në Miradi të Epërme.
Sot u mirëpritëm me bujari nga familja e nderuar Pacolli, ku bashkëbiseduam gjerë e gjatë për sukseset dhe sfidat e qeverisjes lokale. Përkrahjen e kësaj familjeje do ta shndërrojmë në veprime konkrete për të mirën e komunitetit.
Më pas, patëm kënaqësinë të takojmë ekipin e futbollit të fshatit, për t’ua uruar suksesin para ndeshjes së ditës – një ekip plot talent, pasion dhe entuziazëm.
Ditën e vazhduam me vizitën tek familja Breznica, si dhe duke parë nga afër disa rrugë që kanë nevojë për veprime të menjëhershme.
Miradia e Epërme sot na dha energji e besim se me punë të përbashkët do të sjellim ndryshime të mëtutjeshme pozitive.