back to top
Sunday, August 10, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditOsmani jep udhëzime për Gjykatën Kushtetuese dhe për Prokurorinë, pasi aktgjykimin e...

Osmani jep udhëzime për Gjykatën Kushtetuese dhe për Prokurorinë, pasi aktgjykimin e fundit e lidhë me Serbinë

Të ngjajshme

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu kërkoi shkarkimin e gjyqtarit të Kushtetueses, Radomir Llaban dhe nisjen e hetimeve ndaj tij, pasi Gjykata vendosi të premten lidhur me konstituimin e Kuvendit.

Ajo tha se aktgjykimi i fundit ndërlidhet me këtë gjyqtar dhe se pasi presidentja Vjosa Osmani tërhoqi kërkesën e saj në Kushtetuese për sqarimin e pasojave për moskonstituimin e Kuvendit brenda afatit të dhënë, prisnin nisjen e procedurave për shkarkimin e Llabanit.

“Pas konferencës së presidentes Vjosa Osmani, me të drejtë ne prisnim një reagim të duhur të Gjykatës Kushtetuese – pra që do të nisnin procedurat për shkarkimin e tij. Por, si zakonshëm, ata thanë që ne i trajtojmë të gjitha rastet në mënyrë profesionale dhe të paanshme”, tha Haxhiu.

Sipas saj, Prokuroria duhet “të nxjerrë aktvendim për fillim të hetimeve” ndaj këtij gjyqtari.

“Sot i bëjmë thirrje Prokurorisë që menjëherë t’i trajtojnë lëndët që ndërlidhen me Radomir Llabanin, që menjëherë të nxjerrin aktvendim për fillim të hetimeve nëse nuk e kanë bërë deri tash”, tha ajo.

Haxhiu tha se kështu, “po minohet shteti i së drrejtës”.

“Dështimi i zingjirit institucional të përgjegjësisë penale, pra kur organet e zbatimit të ligjit injorojnë informacione nga agjencitë e sigurisë, kjo natyrisht minon shtetin e së drejtës”.

- Advertisement -

Të Fundit