Osman Azemi vizitohet në spital nga Konsullja e Kosovës në Stamboll, Suzan Novobërdaliu
dp

Lexo edheSërish akuza të rënda ndaj aktorit për sulm seksual

Aktori i njohur, Osman Azemi, po kalon një periudhë të gjatë trajtimi shëndetësor, ndërsa sot ka pranuar një vizitë të veçantë nga Konsullja e Kosovës në Turqi, Suzan Novobërdaliu.
Vizita u bë publike përmes rrjeteve sociale, ku u nda një foto nga ambientet e spitalit, përkrah postimit të mjekut që po e ndjek procesin e tij shëndetësor.
Sipas mbishkrimit, Konsullja Novobërdaliu dhe bashkëpunëtorët e saj e kanë vizituar Azemin, duke i uruar shërim të shpejtë dhe duke shprehur mbështetje.
“Falenderojmë për vizitën dhe mbështetjen,” shkruhej në postim, duke shoqëruar fjalët me falënderime dhe simbolika mirënjohjeje.

Lexo edheSërish akuza të rënda ndaj aktorit për sulm seksual
Aktori shihet i buzëqeshur në shtrat spitalor, ndërsa vizita duket se ka qenë një moment inkurajimi për të në këtë fazë të trajtimit./Indeksonline/
