BallinaLajmeOSBE-ja dhuron kompjuterë dhe printer për Shoqatën e Gazetarëve në Mitrovicë

OSBE-ja dhuron kompjuterë dhe printer për Shoqatën e Gazetarëve në Mitrovicë

Të ngjajshme

Aktorja trondit me deklaratën në gjyq: Humba ndjenjat gjatë aktit

Ish-aktorja Jessica Mann ka dëshmuar sërish në një gjykatë...

Kurti në Shtuticë: Serbia kreu gjenocid, drejtësia të veprojë

Pas homazheve të mbajtura në nderim të dëshmorëve, në...

Lushaku-Sadriu: Sulme të organizuara ndaj LDK-së për të penguar bashkimin e së djathtës

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, (LDK), Jehona Lushaku-Sadriu,...

Përfaqësues të Misionit të OSBE-së në Kosovë, Dane Koruga dhe Arben Hajredinaj, kanë vizituar hapësirat e Shoqatës së Gazetarëve në Mitrovicë (SHGM), me ç’rast kanë dhuruar një donacion prej 6 kompjuterë dhe një printer.

Dane Koruga, shef i seksionit për media në Departamentin e Demokratizimit në misionin e OSBE-së në Kosovë, tha se ky donacion është pjesë e projektit të përgjithshëm në kuadër të aktiviteteve të OSBE-së që synon përforcimin e kapaciteteve për gazetarët në fushën e gazetarisë.

Në anën tjetër, Hysni Syla, kryetar i SHGM-së, duke falënderuar OSBE-në për mbështetjen e vazhdueshme ndaj gazetarëve në përgjithësi dhe atyre mitrovicas në veçanti, ka bërë të ditur se angazhimi i OSBE-së nuk ka munguar asnjëherë në përpjekjet që gazetarët në mënyrë të lirë dhe në kushte sa më të mira të kryejnë punën e tyre. “Ky donacion është edhe një shembull i bashkëpunimit të frytshëm dhe efektiv mes OSBE-së dhe Shoqatës së Gazetarëve të Mitrovicës”, ka thënë Syla. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz