BallinaLajmeMiftari e konfirmon se u shkarkua nga detyra e ambasadorit në Vatikan:...

Miftari e konfirmon se u shkarkua nga detyra e ambasadorit në Vatikan: Do të sigurohem që kjo të mos lëndojn raportet e krijuara me mund

Të ngjajshme

Aktorja trondit me deklaratën në gjyq: Humba ndjenjat gjatë aktit

Ish-aktorja Jessica Mann ka dëshmuar sërish në një gjykatë...

Kurti në Shtuticë: Serbia kreu gjenocid, drejtësia të veprojë

Pas homazheve të mbajtura në nderim të dëshmorëve, në...

Lushaku-Sadriu: Sulme të organizuara ndaj LDK-së për të penguar bashkimin e së djathtës

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, (LDK), Jehona Lushaku-Sadriu,...

Ambasadori i Kosovës në Vatikan, Vehbi Miftari e ka konfirmuar se është shkarkuar nga detyra.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se e ka pranuar dekretin e U.D të Presidentes Haxhiu për lirim nga detyra të tij, detyrë të cilës ka thënë se i ka shërbyer çdo herë me përkushtim, pa kërkuar kurrë shpagim.

“Ka qenë nderi jetësor që më është bërë, duke qenë i pari shef i Misionit në Vatikan. Sot, kthehem i lumtur që jo vetëm misioni, por edhe marrëdhëniet janë të konsoliduara plotësisht”, ka shkruar ai.

Ai e ka falenderuar Presidenten Osmani për besimin, dhe të gjithë për përkrahjen si dhe Selinë e Shenjtë për dashurinë që ka thënë se e ka mirëpritur dhe i ka ofruar bashkëpunim.

“Kanë qenë dy vjet plot angazhim e sfida të njëpasnjëshme, ndonjëherë të pakuptimta, me më shumë a më pak përkrahje, por të bukura e frytdhënëse, gjithsesi. Tani kur po përgatitem t’ia dorëzoj detyrën pasardhësit a pasardhëses sime, ofroj gjithë gatishmërinë time që, në përputhje me dinjitetin tim e me lartësinë e pozitës që kam mbajtur, të siguroj që vendimet tona të mos lëndojnë raportet e krijuara me aq mund”, ka shkruar Miftari.

Për shkarkimin e tij nga detyra, është raportuar dje në media.

Ky është shkarkimi i parë i Albulena haxhiut që nga marrja e detyrës si U.D e Presidentes, ndërsa është raportuar se do të ketë edhe shkarkime të tjera. /Lajmi.net/ 

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz