BallinaLajmeU paraqitën si posedues të kriptovalutave dhe iu morën tre personave nga...

U paraqitën si posedues të kriptovalutave dhe iu morën tre personave nga 4 mijë euro – Prokuroria në Ferizaj jep detaje për arrestimin e dy personave

Të ngjajshme

Zbulohet kontrabanda me mallra në Aeroportin e Prishtinës

Dogana e Kosovës ka zbuluar një rast të kontrabandës...

Nushi me mesazh të qartë: Hyjmë në zgjedhje për opozitë të vërtetë ndaj VV-së dhe opozitës

Anëtari i Partisë Socialdemokrate të Kosovës, (PSD), Nol Nushi,...

Një rast i veprës penale të mashtrimit ka ndodhur më 17 prill në Ferizaj, ku për pasojë dy persona janë arrestuar dje.

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se janë dërguar të dyshuarit në mbajtje.

“Rr. Cen Dugolli, Ferizaj 17.04.2026-10:00. Me datën 29.04.2026 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit kishin mashtruar dy viktimat meshkuj kosovarë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raport. 

Në lidhje me rastin, Prokuroria Themelore në Ferizaj ka thënë për lajmi.net, se dy të arrestuarit janë A.L dhe R.J, dhe dyshohet se janë paraqitur si posedues të USTD-kriptovalutave, dhe i kanë mashtruar tre persona duke iu marrë secilit nga 4 mijë euro.

“Ju njoftojmë se rasti në fjalë ka ndodhur më datën 17 Prill 2026, në Ferizaj dhe ka të bëjë me veprën penale “Mashtrimi” ku, sipas informatave të para, dy (2) persona me incialet A.L., dhe R.J., dyshohet se janë paraqitur si posedues të USTD- kriptovaluatave dhe në këtë mënyrë kanë arritur të mashtrojnë tre (3) persona të tjerë, duke u marrë secilit nga katër mijë (4.000) euro, ku, në total shuma e dëmit arrin në dymbëdhjetë mijë (12.000) mijë euro”, kanë thënë nga Prokuroria Themelore për lajmi.net.

Prokuroria ka thënë se brenda afatit ligjor, do të vazhdohet tutje me procedurat dhe veprimet ligjore.

“Pas një pune hetimore të Policisë në koordinim me Prokurorin e Shtetit, dy persona të dyshuar në këtë rast, me urdhër të prokurorit, janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar të veprës penale “Mashtrimi” sipas nenit 323 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Prokuroria Themelore në Ferizaj, brenda afatit ligjor, ndaj të njëjtëve do të vazhdoj tutje me procedurat dhe veprimet ligjore”, kanë thënë nga Prokuroria Themelore për lajmi.net.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz