back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeOrganizata “Syri i Popullit” e Murat Jasharit merr përgjegjësinë për plagosjen e...

Organizata “Syri i Popullit” e Murat Jasharit merr përgjegjësinë për plagosjen e Azem Vllasit

Të ngjajshme

Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shqiptare drejt ndryshimit

Në Shqipëri, çiftet nuk preferojnë më të kurorëzohen, ndërkohë...

Reperja shpreh publikisht mbështetjen e saj për Trump-in: Jam fansja jote!

Reperja e famshme Nicki Minaj ka deklaruar publikisht se...

Berisha: Kam pasur kontakte me zyrtarë të lartë të LVV-së pas zgjedhjeve

Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane ka konfirmuar se...

E ashtuquajtura organizatë ‘Syri i Popullit’, organizatë kjo e panjohur deri më sot ka marr përgjegjësinë për plagosjen e avokatit Azem Vllasi

Në një komunikatë  të kësaj organizate Vllasin e quajnë gjakpirës antishqiptar, duke shtuar se ai ka qenë një murtajë për shqiptarët e Kosovës dhe se sipas tyre ai ka punuar për interesat e Jugosllavisë.

Por ata kanë thënë se do të vazhdojnë të hakmerren ndaj gjithë atyre të cilët kanë marr votën e popullit e që nuk kanë bërë asgjë.

Dje Indeksonline kishte raportuar për këtë organizatë, e cila udhëhiqet nga Murat Jashari.

Kjo organizatë quhet Lëvizja “Syri i Popullit” dhe sipas Murat Jasharit, ajo ka vëzhguar në mënyrë sistematike të gjitha personalitetet publike, në gjithë hapësirën shqiptare (edhe në Shqipëri), pushtetin lokalë dhe qendrorë, si dhe klerikët fetarë.

Sipas tij, në të ardhmen kjo organizatë do të nxjerrë edhe subjekte politike me pikëpamje socialdemokratike në Maqedoni, Kosovë, Kosovë Lindore (Preshevë, Medvegjë e Bujanoc), në Mal të Zi (Malësinë e Madhe) dhe në Shqipëri, me të reja e të rinj, pa hipoteka të së kaluarës.

Kjo është komunikata e plotë e kësaj organizate:

Organizata “Syri i Popullit” merr përgjegjesinë për plagosjen e titistit, Azem Vllasi! Ky gjakpirës antishqiptar ka qene një murtajë e vërtetë për shqiptarët e Kosovës që ka punuar për interesat e Jugosllavisë vrastare.

Duke e ditur se «Udhëheqësit» e këtyre tri luftërave, bënë puç në mekanizmin Politiko-ushtarak, dhe nuk do ta zgjidhin drejtë çështjen shqiptare në Ballkanin Perëndimor;

Duke e ditur se lidershipi shqiptar është i lidhur ngusht me shërbimet antishqiptare të shteteteve europiane,

Duke e ditur se lidershipi shqiptar është i zhytur deri në fytë me korrupsion dhe me krimë të organizuar;

Duke e ditur se këto dy kategori të «politikanëve» nuk e zgjidhin drejtë çështjen shqiptare, nga gjyri i popullit, janë bashkuar më 28.Nëntor 2001 shumë Avni Rrustema (Avni Rrustemi ishte një hero i popullit shqiptar që ka vrarë 1920 tradhtarin Esat Pashë Toptana, i cili ishte i lidhur me Serbinë) për ta vrarë tradhëtinë,

Organizata do të hakmerret ndaj të gjithë atyre që kanë marrë votën e popullit dhe asgjë nuk kanë bërë për popull, por janë korruptuar e pasuruamerret mbi gjithë ata që në emër të lufterave çlirimtare janë pasuruar dhe për popull nuk kanë bërë asgjë.

Ka qenë imperativ i kohës dhe domosdoshmëri e krijimit të këtij mekanizmi, Pararojë e popullit liridashës shqiptar të shumë vuajtur ndër shekuj prej shumë pushtuesëve.

Avni Rrustemat, janë gjallë dhe çdo herë dhe çdo kund do të goditet tradhtia!

SHTABI OPERATIV I ORGANIZATËS SYRI I POPULLIT.

Të Fundit

Sport

ShowBiz