back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeAzem Vllasi tregon se si tentoi ta vrasë Murat Jashari

Azem Vllasi tregon se si tentoi ta vrasë Murat Jashari

Të ngjajshme

Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shqiptare drejt ndryshimit

Në Shqipëri, çiftet nuk preferojnë më të kurorëzohen, ndërkohë...

Reperja shpreh publikisht mbështetjen e saj për Trump-in: Jam fansja jote!

Reperja e famshme Nicki Minaj ka deklaruar publikisht se...

Berisha: Kam pasur kontakte me zyrtarë të lartë të LVV-së pas zgjedhjeve

Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane ka konfirmuar se...

Avokati Azem Vllasi, ka rrëfyer ngjarën se si u plagos nga Murat Jashari.

“Pas orës 9 mëngjesit bëri zilja dhe dola, e pash një njeri të habitshëm i ofrova ndihmë, dola thash çfarë ka zotëri, posa desha të i jap një numër telefonit për një person që mund ta ndihmonte ai  nxori alltinë”, kështu është shprehur Vllasi në rrëfimin e tij se si ndodhi plagosja e tij.

Vllasi këtë e ka quajtur tentim vrasje, duke thënë se kjo ishte e porositur.

Avokati, pretendon se Murat Jashari ishte i përgatitur për ta vrarë, por thotë se reagimi i tij ka bërë që të devijojë armën dhe vetëm ta plagosë në krah.

Vllasi ka thënë për RTK-në, se vet kishte thirrur policinë dhe kishte kërkuar nga banorët përreth të shikojnë kush ishte personi që qëlloi në të.

“Veprimi i tij është politik, është akt i porositur jo akt individual, kemi të bëjmë me mercenar të paguar kundër popullit shqiptar”, ka thënë Vllasi.

Kujtojmë, se Vllasi është liruar nga spitali, pasi mjekët i kanë hequr plumbin nga kraharori dhe kanë thënë se gjendja e tij tani është stabile.

 

Të Fundit

Sport

ShowBiz