BallinaLajmeOpozita në Gjilan kundërshton emërtimet e rrugëve

Opozita në Gjilan kundërshton emërtimet e rrugëve

Të ngjajshme

Zyrtare: Decathlon njofton hapjen e madhe më 2 Prill

Një moment i rëndësishëm për sportin dhe retail-in në...

Ancelotti tregon nëse Neyamr do të ftohet për Kupën e Botës

Ish-futbollisti i Barcelonës, Neymar nuk ishte i lumtur pasi...

​Analisti kroat demanton pretendimet e Vuçiqit: Armatosja e Serbisë nuk çon në asgjë të mirë

Marrëveshja ushtarake Kosovë-Shqipëri-Kroaci nuk paraqet rrezik për Serbinë, ndërkohë...

”Dardanët” nisen drejt Sllovakisë

Përfaqësuesja e Kosovës është nisur drejt Bratisllavës. ”Dardanët” nesër mbrëma...

Partitë opozitare në Gjilan PDK, Vetëvendosje, NISMA kundërshtojnë ashpër propozim-vendimin e Komunës së Gjilanit  për emërtimin dhe riemërtimin e rrugëve, shesheve dhe hapësirave publike në territorin e komunës së Gjilanit si dhe ndarjen e lokacioneve dhe hapësirave publike për vendosjen  e përmendoreve shtatoreve, busteve dhe simboleve brenda territorit të kësaj komune.

Opozita e Gjilanit ka lëshuar në mënyrë demonstrative seancën e Kuvendit Komunal të Gjilanit pas mbylljes së debatit nga ana e kryesueses së këtij Kuvendi, Valentina Bunjaku.

Opozita ka kërkuar që këto dy pika të rendit të ditës të mos hidhen në votim meqë ka pasur shumë parregullsi, madje disa prej anëtarëve të komisionit të Kuvendit nuk e kanë nënshkruar fare këtë vendim.

PDK, Vetëvendosje dhe NISMA kërkojnë që këto parregullsi të eliminohen  në një afat prej 15 ditësh , duke e ditur peshën dhe rëndësinë që ka emërtimi i rrugëve për qytetin.

Në shenjë për pakënaqësie për mbylljen e debatit PDK, VV dhe NISMA kanë lëshuar në mënyrë demonstrative seancën duke i bërë me dije që nëse ky vendim miratohet nuk do të njihet nga opozita.

Kërkojmë nga kryetari i komunës, i cili nuk ishte prezent që ta shqyrtojë me shumë vëmendje këtë vendim sepse përndryshe nuk do të njihet nga opozita.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz