back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaRegjionaleDrenasOpozita në Drenas: Lladrovci me asamblistë të PDK-së e bllokojnë mbatjen e...

Opozita në Drenas: Lladrovci me asamblistë të PDK-së e bllokojnë mbatjen e mbledhjes së jashtzakonshme të kuvendit të komunës

Të ngjajshme

Aksident në Prishtinë, vetura përplaset me motoçikletën

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në...

Amir Rrahmani po bëhet gati për një kthim sa më të shpejt

Kapiteni i kombëtares së Kosovës dhe qendërmbrojtësi i Napolit,...

Në një ceremoni private, Besa Kokëdhima i jep fund beqarisë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Besa Kokëdhima, i ka dhënë...

Sot Kuvendi Komunal i Drenasit ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme me kërkesë të asamblesitët që vijnë nga radhët e opozitës, shkruan Drenicapress.

Është paraparë që në këtë mbledhje të diskutohet për piken e vetme të rendit të ditës: Mosrespektimi i akteve juridike në Komunën e Drenasit.

Por sipas asambleistit Xhavit Drenori kjo nuk është bërë, pasi kryetari Lladrovci dhe asambleistët e PDK-së e kanë mbi votuar rendin e ditës.

Drenicapress jus jell të plotë deklaratën e shpërndarë nga Xhavit Drenori:

Deklaratë për media

Kryetari i komunës së Drenasit, z. Ramiz Lladrovci me asamblistë të PDK-së e bllokojnë mbatjen e mbledhjes së jashtzakonshme të kuvendit të komunës ku do të debatohej rreth shkeljeve ligjore në këtë komunë.

Me iniciativë të asambistëve të Vetëvendosjes dhe të përkrahur edhe nga asamblistë të partive tjera, për sot, dt. 19.01.2018, kishim thirrur mbledhje e jashtzakonshme të kuvendit të komunës së Drenasit me piken e vetme të rendit të ditës:
Mosrespektimi i akteve juridike në Komunën e Drenasit. (Njoftimin e gjeni të bashkangjitur).

Me mos lejimin e mbajtjes së mbledhjes, duke e mbi votuar rendin e dites, kryetari Lladrovci dhe partia në pushtet edhe njëherë po tregojnë se nuk janë të gatshëm të ballafaqohet me faktet që flasin për shkelje flagrante të ligjit që ndodhin në qeverisjen lokale në Drenas.

Ndër shkeljet ligjore që do të diskutoheshin në këtë mbledhja ishin:
Vendimi i kundërligjshem e kuvendit komunal (i shkaktuar nga kryesuesi i kuvendit të komunës), vendim ky i kthyer dje nga Minsitria e Adminsitrimit të Pushtetit Lokal, si vendim i kundërligjshem. (E gjeni të bashkangjitur);
Mos implemetimi/zbatimi i vendimeve të kuvendit të komunës, simdomos të buxhetit të komunës;
Përzirja/ndërhyrja e kryetarit Lladrovci në punët e brendhsme të KF Feronikeli (Kjo e fundit e regjitruar si OJQ);
Mos angazhimi i një mediumi lokal për të mbulur punimet e kuvendit të komunës (praktikë kjo për herë të parë e ndjekur nga kryetari Lladrovci, sepse në të kaluaren seancat e kuvendit të komunës mbuloheshin nga mediumi lokal me kontratë të komunës. Dy mbledhjet e fundit, asamblistë të caktuar kanë paguar nga buxheti i tyre privat mediumin që ti mbuloj këto seanca); si dhe vendime tjera të cilat ishin të faktuara nga asamblistë.

Ne konsiderojmë që komuna e Drenasit, repektivisht qeverisja lokale e udhëhequr nga kryetari Lladrovci po rresheqet në një qeveri autoritare dhe aspak e përgjegjshme dhe llogaridhënëse.

Ne do të provojmë prap javen e ardhme të thërrasim një seancë tjetër të jashtzakonshme dhe kërkojmë nga MAPL-ja dhe institucionet tjera relevante të kthejnë sytë nga komuna jonë, në të cilën po “mbytët” zëri ndryshe.

Për më shumë, ju lutemi të shkarkoni vidomesazhin nga konferenca për media e tre përfaqësuesve të subjketeve politike në Drenas. (Videoinqizimi se shpejti do te publikohet)!

Xhavit Drenori

I autorizuar për këtë deklaratë për media

Fotografia e Xhavit Drenori

Fotografia e Xhavit Drenori

Fotografia e Xhavit Drenori

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz