Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar sot se ka nënshkruar Udhëzimin Administrativ për Arkat Fiskale, një hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit të këtij sistemi në Kosovë.
Sipas Muratit, ky udhëzim i ri do të mundësojë që arkat fiskale të bëhen plotësisht digjitale, duke ulur ndjeshëm kostot.
“Sot kam nënshkruar Udhëzimin Administrativ për Arkat Fiskale, i cili mundëson që arkat fiskale të bëhen digjitale, me kosto më të lirë e më miqësore për bizneset. Qeveria për bizneset!”, ka shkruar Murati.
- Advertisement -