BallinaLajmeLajmet e FunditOperacion kundër trafikimit në 44 vende të botës, shpëtohen mbi 1,000 viktima

Operacion kundër trafikimit në 44 vende të botës, shpëtohen mbi 1,000 viktima

Të ngjajshme

Trump: Gjërat po shkojnë shumë mirë me Iranin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump...

Shqetësimi i OKB: Kriza klimatike po përkeqësohet, ndërsa çekuilibri energjetik rritet

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për meteorologjinë ka paralajmëruar...

KRRE ndryshon rregulloren për formimin e çmimit të derivateve të naftës: Vendimet mund të merren çdo ditë

Komisioni Rregullator për Energjetik (KRRE) publikoi Rregulloren e ndryshuar...

Europol ka bërë të ditur se në një operacion një-javor të udhëhequr kundër trafikimit të qenieve njerëzore janë arrestuar 158 të dyshuar si trafikantë dhe janë shpëtuar 1,194 viktima në 44 vende.

Reuters raporton se ky operacion, i quajtur “Zinxhiri Global”, është drejtuar nga Austria dhe Rumania me mbështetjen e Europol-it, Frontex-it dhe Interpol-it, duke përfshirë forca policore, kontroll kufitar dhe inspektorë të punës nga Europa, Afrika, Azia dhe Amerika e Jugut.

Bëhet e ditur se janë bërë më shumë se 276,000 kontrolle në aeroporte, pika kufitare dhe vende të tjera, ku janë zbuluar raste shfrytëzimi në bujqësi, ndërtim dhe punë shtëpiake, si dhe detyrime të viktimave për të kryer vepra penale. Raportohet se janë shkatërruar edhe disa grupe të krimit të organizuar.

“Bashkëpunimi i ngushtë dhe efektiv mes forcave ndërkombëtare të rendit dhe autoriteteve kufitare mbetet thelbësor për mbrojtjen e atyre që janë më të rrezikuar nga shfrytëzimi,” ka deklaruar Drejtoresha Ekzekutive e Europol-it, Catherine De Bolle.

“Çdo individ i shpëtuar nga shfrytëzimi përfaqëson një sukses të paçmuar,” ka thënë ajo.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz