Obama: Liderët botërorë “të tronditur” nga Trumpi
03

Lexo edhePutin: BE-ja ka nevojë për Rusinë

Presidenti amerikan, Barack Obama, thotë se liderët ndërkombëtarë kanë arsye të mirë që “të tronditen” nga kandidati republikan për presidenti amerikan, Donald Trump.
“Ata nuk janë të sigurt se sa seriozisht duhet t’i marrin disa deklarata të tij, por ata me të drejtë janë të tronditur nga ai dhe me arsye të mira”, tha sot Barack Obama në Japoni, ku po merr pjesë në samitin e grupit G7.
“Shumë propozime që ai i ka bërë tregojnë injorancë të çështjeve botërore ose qasje irituese”, tha Obama.
Lexo edhePutin: BE-ja ka nevojë për Rusinë
Aktualisht, zoti Trump është kandidati kryesor për nominim të Partisë Republikane për zgjedhjet presidenciale në muajin nëntor.