back to top
Sunday, February 8, 2026
BallinaBotëPutin: BE-ja ka nevojë për Rusinë

Putin: BE-ja ka nevojë për Rusinë

Të ngjajshme

“Nuk puthem në sy të motrës”, debat mes Benitës dhe Aurorës

Benita dhe Aurora kanë debatuar në lidhje me raportin...

Gjesti bën ndryshimin e radhës (Foto)

Pak ditë pas lansimit të projektit të tij më...

Për një kontroll të zemrës në QKUK, pacientët presin me muaj

Problemet me shëndetin e sollën në QKUK. Por, Xhevat...

Presidenti rus, Vladimir Putin pohoi, në një artikull të publikuar nga një gazetë greke, se Bashkimi Evropian ka nevojë për Rusinë për të siguruar një përfaqësim të denjë në skenën botërore.

“Një qëndrim i konsoliduar për Kontinentin e Vjetër në realitetin e ri ndërkombëtar nuk mund të sigurohet veçse duke kombinuar kapacitetet e të gjithë shteteve evropiane, duke përfshirë Rusinë”, deklaroi presidenti rus në artikullin e publikuar nga e përditshmja greke ”Kathimerini”, përpara vizitës së tij në Greqi.

“Kemi bindjen se marrëdhëniet tona me BE-në nuk kanë probleme në dukje të pazgjidhshme. Për të rivendosur një partneritet, është mëse i nevojshëm distancimi i qasjeve të dështuara në marrëdhëniet tona. Duhet të ketë një respektim të sinqertë të opinioneve dhe interesave të gjithsecilit”, pohoi presidenti rus në këtë artikull.

Putin synon një aleancë energjetike me Evropën si dhe një lehtësim të rregullores për marrjen e vizave për shtetasit rusë që udhëtojnë në Evropë. /trt/

Të Fundit

Sport

ShowBiz