“Nuk mund të vazhdojë pafundësisht” – Zemaj kritikon bllokadën dhe kërkon respektimin e Kushtetutës
dp

Lexo edheHoti: Ruajtja e kushtetutshmërisë është mbi çdo interes elektoral

Ai është shprehur kritik ndaj zhvillimeve në Kuvend, duke thënë se situata aktuale nuk mund të vazhdojë pafundësisht.
“Bllokada e qëllimshme sjell tension, dëmton edhe më shumë imazhin e brishtë të Kosovës dhe thellon polarizimin në shoqërinë tonë.
Ky mentalitet i stërvjetëruar nuk i duhet Kosovës. Shumica e ka obligim të thërrasë seancën dhe t’i japë hapësirë krijimit të institucioneve të reja, në respekt të Kushtetutës dhe vullnetit politik të qytetarëve.

Lexo edheHoti: Ruajtja e kushtetutshmërisë është mbi çdo interes elektoral
Marrëveshjet politike nuk arrihen përmes bllokadës, presionit dhe tendencës për t’i nënshtruar të tjerët. Demokracia kërkon dialog, përgjegjësi dhe respekt të ndërsjellë” ka thënë Zemaj.