Nuk iu bind policisë dhe sulmoi zyrtarët, prangoset i dyshuari në Skenderaj
dp

Lexo edheHani i Elezit: Tre persona përfundojnë në QKUK pas përleshjes me mjete të forta dhe të mprehta

Një person është arrestuar mbrëmjen e së premtes në Skenderaj, pasi dyshohet se nuk ka respektuar urdhrat e zyrtarëve policorë dhe më pas i ka sulmuar fizikisht ata.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, incidenti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:00.
Si pasojë e sulmit, një zyrtar policor ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë tretman mjekësor.

Lexo edheHani i Elezit: Tre persona përfundojnë në QKUK pas përleshjes me mjete të forta dhe të mprehta
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente.