back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaLajmeNuk e besoni, por edhe këta janë milionerë të PDK-së (Foto)

Nuk e besoni, por edhe këta janë milionerë të PDK-së (Foto)

Të ngjajshme

Abdixhiku: Ne jemi gati për udhëheqje, besoj se populli do ta vlerësojë LDK-në

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, kandidat për kryeministër...

Zhegrova përfshihet në aksion, Juventusi shënon golin e dytë ndaj Romës

Skuadra e Juventusit ka shënuar golin e dytë ndaj...
- Advertisement -

Partia Demokratike e Kosovës është e treta me radhë sa i përket numrit të ligjvënësve në Kuvend, por ajo radhitet pas Lëvizjes Vetëvendosje sa i përket deputetëve milionerë nga ky subjekt politik.

Ata janë: Avdyl Salihu, Blerta Deliu-Kodra, Nait Hasani dhe Xhavit Haliti.

Në raportin e deklarimit të pasurisë në Agjencionin Kundër Korrupsion, pasuria e patundshme e tyre tejkalon shumën prej 1 milion euro.

Avdyl Salihu, është deputeti i PDK-së që ka një pasuri enorme. Pasuria e tij e patundshme e përbashkët me familjarët është mbi 1 milion euro.

Ai ka një shtëpi të përbashkët banimi prej 850.00 m2, nga kredia prej vitit 2007, vlera e saj është 325 mijë euro, dhe një shtëpi tjetër të trashëguar nga prindi, madhësia 200 metra katror që nga vitit 1995, vlera 20 mijë euro.

Salihu ka edhe një lokal të përbashkët prej 480.00 m2, nga kredia prej vitit 2007, vlera e tij është 480 mijë euro.

Ky deputet ka edhe tokë të trashëguar prej 7.00 hektarë prej vitit 1974, vlera e aj është 200 mijë euro.

Blerta Deliu-Kodra, është deputetja tjetër e PDK-së që pasuria e saj familjare e paluajtshme tejkalon vlerën prej 1 milion euro.

Ajo ka një patundshmëri të deklaruar prej 30.00 ari nga kursimet, viti 1999, vlera 300 mijë euro.

Një patundshmëri tjetër të deklaruar prej kursimeve prej 20 ari, viti 2000, vlera 150 mijë euro.

Deputetja ka deklaruar edhe një patundshmëri prej 11 ari nga shitja e tokës në vitin 2014, vlera 120 mijë euro.

Deliu-Kodra ka të deklaruar edhe tri patundshmëri të tjera të deklaruar nga shitjet e shtëpive që së bashku vlera e tyre është 520 mijë euro, dhe një shtëpi të deklaruar prej 240.00 m2 nga shitja e banesës dhe huazimet, vlera 250 mijë euro.

Të deklaruar ajo ka edhe një shtëpi pre 240.00 m2, nga shitja e banesës dhe huazimit, vlera 250 mijë euro.

Nait Hasani, është deputeti tjetër që nuk ua lëshon rrugën të lartpërmendurve sa i përket pasurisë.

Hasani ka deklaruar një shtëpi të prindit prej 360 metrave katror, vlera e saj është 350 mijë euro.

Ai ka deklaruar edhe një tokë të prindit trashëgimi prej 4 hektarë, vlera e saj 550 mijë euro.

Deputeti Hasani së bashku me bashkëshorten kanë edhe në pronësi tri banesa të blera, njërën në vitin 1999, 2012 dhe 2017, vlera e tyre është 137 mijë euro.

Xhavit Haliti, deputet i PDK-së dhe nënkryetar i Kuvendit të Kosovës nuk qëndron keq sa i përket pasurisë, sepse vlera e patundshmërisë së tij të përbashkët dhe e trashëguar tejkalon 1 milionëshin.

Ai ka deklaruar një tokë bujqësore të përbashkët, të trashëguar prej 4 hektar, viti 1995, vlera e saj është 500 mijë euro, dhe një tokë pyjore prej 4 hektarë të blerë në vitin 2014, vlera e saj është 20 mijë euro.

Haliti ka deklaruar edhe dy shtëpi familjare të përbashkëta nga 250 metra katrorë, vlera e tyre është 500 mijë euro. Njëra është e ndërtuar në vitin 1999, pas luftës dhe tjetra e blerë po në të njëjtën kohë.

Ai ka deklaruar edhe një banesë të blerë prej 94 metrave katrorë në vitin 200, vlera e saj tash 200 mijë euro

Të Fundit

Sport

ShowBiz