Bordi i Drejtorëve i Komunë së Skenderajt i udhëhequr nga Nënkryetari Fadil Nura, ka mbajtur takimin e dytë për vitin 2017. Në takim janë diskutuar tema të ndryshme sa i përket fillimit të vitit të ri, me theks të veçantë gjendja e rrugëve pas reshjeve të borës.Nënkryetari Nura ka theksuar se si pasojë e reshjeve të fundit të borës ka pasur vështirësi dhe bllokim të disa rrugëve në lagjet e fshatrave malore, të cilat janë zhbllokuar dhe gjendja është normalizuar, pasi asnjë rrugë tashmë nuk është e pa kalueshme. Ai poashtu ka thënë se me gjithë këtë rrugët në disa pjesë të Skenderajt vazhdojnë të jenë të rrëshqitshme dhe kërkohet kujdes i shtuar në komunikacion.
Nura, ka lavdëruar punën e ekipeve të DSHP-së në terren gjatë pastrimit të rrugëve dhe mbikqyrjes së punëve të kompanisë së kontraktuar, në zbatim të planit, si dhe në përgjigjje në kërkesat e qytetarëve.
Nënkryetari Nura ka theksuar mundësinë që në të ardhmen të angazhohen më shumë kompani në mirëmbajtjen dimërore të rrugëve.
Në takim drejtorët e drejtorive komunale kanë raportuar për punën dhe aktivitetet e tyre gjatë periudhes së fundit. Ndërkohë në këtë aspekt Fadil Nura ka kërkuar angazhim dhe përkushtim maksimal të drejtorëve në realizimin e objektivave sipas planeve specifike të seciës drejtori karshi nevojave të qytetarëve.