back to top
Friday, February 20, 2026
BallinaLajmeNora Arapi-Krasniqi emërohet zëvendësministre e Kulturës dhe Turizmit

Nora Arapi-Krasniqi emërohet zëvendësministre e Kulturës dhe Turizmit

Të ngjajshme

Fantastike! Balaj i Dritës në formacionin e javës në Conference League

Gjatë ditës së djeshme janë luajtur ndeshjet e play-offit...

Rritje e ndjeshme e sponsorizimeve në sportin kosovar në 2025

Raporti vjetor i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit...

Haradinaj në 37-vjetorin e grevës së minatorëve: Akte të guximshme e moment kthese

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar  sot 37-vjetorin...

Besnik Tahiri me kritika ndaj qeverisë për mospranim të amendamenteve

Shefi i Grupit Parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, ka...

Kryeministri Albin Kurti ka emëruar Nora Arapi-Krasniqin në pozitën e zëvendësministres së parë të Kulturës dhe Turizmit.

“Nora Arapi Krasniqi është arkitekte dhe specialiste e konservimit të trashëgimisë kulturore me mbi 15 vjet përvojë profesionale në ruajtjen dhe rijetësimin e monumenteve kulturore, me fokus në integrimin e konservimit në zhvillim të qëndrueshëm urban dhe inovacionin kulturor. Gjatë mandatit të kaluar, znj. Arapi Krasniqi ka shërbyer si Këshilltare e Lartë e Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, me rol kyç në hartimin e politikave kombëtare për zhvillim të qëndrueshëm dhe menaxhim të trashëgimisë kulturore”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

ZKM shtoi se Kurti e uroi atë për detyrën dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të saj./Express/

Të Fundit

Sport

ShowBiz