BallinaLajmeAsgjësohen 4130-kilogram produkte ushqimore për fëmijë

Asgjësohen 4130-kilogram produkte ushqimore për fëmijë

Të ngjajshme

Gjendet pa shenja jete një burrë në Prishtinë, Policia jep detaje

Një burrë është gjetur pa shenja jete sot rreth...

Barcelona interesuar për Asllanin, por Hoffenheim nuk pranon ofertë nën 50 milionë

Barcelona po shqyrton mundësinë e transferimit të sulmuesit kosovar...

Suedia publikon formacionin, tre lojtarë shqiptarë

Kombëtarja e Suedisë në futsall ka publikuar formacionin për...

Vaksina më e fortë kundër gripit mund të ulë rrezikun për Alzheimer

Një vaksinë me dozë më të lartë kundër gripit...

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) njofton opinionin publik se, në bashkëpunim me kompaninë UNION shpk, është realizuar asgjësimi i 7,998 copë produkte ushqimore për fëmijë, të markave Aptamil dhe Nutricia Bebelac, me peshë totale prej 4,130.80 kg.

Sasia e asgjësuar është specifikuar sipas datave të skadencës, në përputhje me njoftimet e pranuara nga Njësia e Alarmit të Shpejtë për Ushqim dhe Ushqim për Kafshë (RASFF).

AUV aktualisht është në proces të verifikimit dhe gjurmueshmërisë për të konstatuar nëse ndonjë sasi e këtyre produkteve ka mbetur ende në treg.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë mbetet e përkushtuar në monitorimin e vazhdueshëm të tregut dhe në zbatimin e masave parandaluese dhe kontrolluese, me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve në Republikën e Kosovës./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz