back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaSportNokautet më të mira nga Wilder, amerikani është si ‘kafshë’ (VIDEO)

Nokautet më të mira nga Wilder, amerikani është si ‘kafshë’ (VIDEO)

Të ngjajshme

Arrestohet i dyshuari për vrasje të rëndë në tentativë në Vushtrri

Policia e Kosovës ka arrestuar një person që ishte...

Krishtlindjet festohen edhe në kampin e KFOR-it, momenti i ngrohtë kur ndezen dritat

Komandanti i misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, iu...

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Arena Staples Center në Los Angeles do të jetë vendi ku Deontay Wilder do të tentojë të mbrojë titullin e WBC-së ndaj Tyson Fury.

Është e vështirë të thuhet se kush është favoriti, por amerikani është paksa më i shkathët.

33-vjeçari i lindur në Alabama të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është i pamposhtur deri më tani, nga 40 meçe, 39 i ka përfunduar para kohe.

Ai ka premtuar se do të shikojmë një fitore me nokaut edhe ndaj Furyt pasi sipas tij britaniku nuk është një nga kundërshtarët më të vështirë të tij.

BT Sport ka bërë një përmbledhje të shpejtë me top pesë nokatutet më shkatërruese nga Wilder.

Meçi i vetëm që amerikani energjik e ka fituar me pikë është ai ndaj Bermane Stiverne në janarin e 2015, por më pas ishte rikthyer të fitojë me nokaut ndaj Stivernes në nëntorin e 2017.

Vlen të theksohet se edhe Fury është i pamposhtur, nga 27 fitore, 19 i ka përfunduar me nokaut.

Meçi mes Wilder dhe Furyt pritet të fillojë nga ora 06:00 të dielën.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz