Njoftimi mortor për familjen Bllaca që u shua të martën
03

Lexo edheGripi po ua merr jetën kosovarëve: Shënohen gjashtë viktima

Pesë anëtarëve të familjes Bllaca nga Gjilani iu jepet sot lamtumira e fundit.
Familjarët e tyre përmes një njoftimi kanë bërë të ditur se varrimi do të bëhet sot në orën 15:00 në varrezat e fshatit Cërnicë të Gjilanit.
“Familja Bllaca ju njofton se ceremonia e varrimit të pesë anëtarëve të familjes Bllaca që ndërruan jetë tragjikisht bëhet ditën e enjte me Namazin e Ikindisë në ora 15:00 në varrezat e fshatit Cernicë. Ju ftojmë të ndajmë dhembjen me familjen Bllaca”, thuhet në njoftim.
Lexo edheGripi po ua merr jetën kosovarëve: Shënohen gjashtë viktima
Ndryshe, të martën ka ndodhur rasti tragjik në Gjilan, ku dyshohet se policja V.B ka vrarë prindërit, dy vëllezërit dhe më pas veten.
