Njihuni me trajneren femër të futbollit që pretendon të futet në Ligue 1 me skuadrën e saj (Foto)

Trajnerja e Clermont quhet Corinne Diacre. Po është femër dhe ka fatin të jetë femra e parë që ka rastin të udhëheq një skuadër profesioniste të meshkujve në Francë.
Diacre që është 41 vjeç, e ka mbyllur stinorin vjeshtor në vendin e nëntë me Clermontin në Ligue 2, por vetëm shtatë pikë vendit të dytë që dërgon në Ligue 1.
Klubi i saj e ka buxhetin e dytë më të vogël në këtë kampionat.
Gjatë kohës sa ishte lojtare e Francës
Diacre e ka filluar punën në klub në vitin 2014, ndërsa nga France Football u zgjodh si trajneri më i mirë i vitit në vendin e dytë.
Ajo ka luajtur qendërmbrojtëse, ndërsa ka 121 paraqitje në garant ndërkombëtare.
Gjatë stërvitjes me Clemont

Lexo edheMoti i keq, rrëzohet një pjesë e murit në stadiumin “Adem Jashari”
“Po, më duhet tu them stop. Nuk kam nevojë të përflitem çdo ditë në media. Nuk e di pse jam femra e vetme në këtë nivel ”.
Diacre ka zbuluar se ajo kishte dështuar të fitojë venin e punës si trajnere e femrave te Lyon, para se presidenti i Clermont, Claude Michy ta ftonte në rolin aktual.
Corinne gjatë futjes në punë
“Ëndrra ime është që ta futem në Ligue 1 me Clermontin”.
“Jo për njerëzit që më fyejnë, por për presidentin që ka marr përsipër të më marr në punë”, ka thënë ajo për France Football. /Telegrafi/
Di edhe të bërtas kur gjërat nuk janë mirë














